15,11,2024

Vazhdojnë kërkimet për sulmuesin në klubin e natës në Stamboll

Must Read
stamboll

Një sulmues i armatosur hapi zjarr në klubin e natës Reina rreth orës 01.30 (sipas orës lokale) në kohën kur po festohej viti i ri.

Suleyman Soylu tha se po vazhdojnë përpjekjet për të kapur autorin e sulmit, i cili besohet të ketë vepruar i vetëm, njofton BBC.

“Kërkimi për ‘terroristin’ po vazhdon. Policia ka nisur operacionet. Ne shpresojmë se sulmuesi do të kapet shpejt”, tha ai.

Të paktën 69 persona janë trajtuar në spital, tha ministri. Katër prej tyre thuhet të jenë në gjendje më të rëndë.

Qeveria turke ka vënë ndalesa mbi njoftimet e mediave rreth sulmeve të 1 janarit, por me përjashtim të publikimit të deklaratave të zyrtarëve qeveritarë.

Në mesin e të vrarëve është edhe një zyrtar policor, tha Vasip Sahin guvernator i qytetit, duke shtuar se bëhet fjalë për “sulm terrorist”.

“Një terrorist me armë… brutalisht dhe pamëshirshëm ka kryer këtë incident, duke gjuajtur me plumba mbi njerëzit e pafajshëm që ishin aty vetëm për të festuar Vitin e Ri dhe për t’u argëtuar”, u tha Sahin gazetarëve.

Erdogan: Turqia do luftojë deri në fund kundër terroristëve

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia do të luftojë deri në fund kundër të gjitha formave të sulmeve nga grupet terroriste dhe përkrahësit e tyre pasi një person i armatosur vrau 39 persona në një sulm me armë në një lokal nate në Stamboll, raporton Reuters.

“Si komb, ne do të luftojmë deri në fund kundët të gjitha sulmeve të armatosura të grupeve të terrorit dhe forcave prapa tyre, por gjithashtu kundër sulmeve të tyre ekonomike, politike dhe atyre sociale”, citohet të ketë thënë Erdogan në një komunikatë të dërguar mediave.

“Ata po bëjnë përpjekje të krijojnë kaos, demoralizojnë njerëzit, të destabilizojnë shtetin tonë me sulme të neveritshme që kanë cak civilët… Ne do jemi gjakftohtë si komb, duke qëndruar së bashku, dhe ne asnjëherë nuk do iu japim hapësirë këtyre lojërave të pista”, ka thënë më tej ai.

CNN turk raportoi se një sulmues ka qenë i veshur me kostum të Babagjyshit të Vitit të Ri. Agjencia e lajmeve Dogan njofton se disa dëshmitarë kanë thënë se sulmuesit “kanë folur arabisht”.

Rreth 700 njerëz thuhet të kenë qenë në klub në kohën e sulmit.

Klubi, i njohur si për banorët lokalë, ashtu edhe për turistë, ndodhet pranë urës Bosfor, në anën evropiane të Stambollit. Disa njerëz janë hedhur nga ura, në përpjekje për të shpëtuar, raportojnë mediat lokale.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka qenë në mesin e udhëheqësve të parë ndërkombëtarë që ka dënuar sulmin.

“Presidenti shprehu ngushëllime për jetët e pafajshme të humbura dhe udhëzoi ekipin e tij për të ofruar ndihmën e duhur për autoritetet turke”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Eric Schultz.

Qeveria turke, ndërkohë, ka urdhëruar ndërprerjen e përkohshme të mediave, pas sulmit, duke u thirrur në shqetësimet për sigurinë dhe rendin publik. Kjo nuk është hera e parë që jepet një urdhër i tillë.

Stambolli ka qenë në gjendje gatishmërie, me rreth 17,000 policë në detyrë, si pasojë e disa sulmeve terroriste që kanë ndodhur muajve të fundit.

Përgjegjësinë për to e kanë marrë herë militantët e grupit Shteti Islamik, herë rebelët kurdë.

Më pak se dy javë më parë, ambasadori rus në Ankara, Andrei Karlov, është qëlluar për vdekje nga një polic turk.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img