02,05,2024

Varroset ish-ushtari që u gjet i vrarë në Drenas

Must Read

ish-ushtari-710x441

Shumë njerëz u mblodhën në fshatin Korroticë të Drenasit, për ta varrosur dikë që luftoi për lirinë që ata e gëzojnë sot.

Mirëpo rrethanat e vdekjes së Bedri Currit, ende mbeten të panjohura, njofton Klan Kosova.

Për vrasjen e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarët nuk kanë ndonjë koment, me arsyetimin se hetimet po vazhdojnë.

37 vjeçari u gjet i vdekur të enjten mbrëma në Korroticë. E kryeprokurori i prokurorisë themelore Ymer Beka tha se hetimet për zbardhjen e këtij rasti do të vazhdojnë.

I ndjeri i cili një vit më parë ishte kthyer nga Zvicra për të jetuar në Kosovë, la pas gruan dhe vajzën e tij 20 vjeçare.

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=WuUeMvm2Gys?feature=oembed]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img