10,09,2025

Varfëria në familje e shtyu policen shqiptare t’i jepte fund jetës

Must Read

Jeroldina Iljazi, vetëm 25 vjeçe, i dha fund jetës në moshë të re dhe sapo kishte nisur edhe karrierën në Policinë e Shtetit. Akti i vetëflijimit të saj ka lënë pa fjalë kolegët e të njohurit, të cilët e kujtojnë si vajzë tejet të edukuar.

Sipas burimeve, e reja vuante së tepërmi gjendjen e rënduar financiare të familjes, por mbi të gjitha depresionin e së ëmës e cila siguronte jetesën prej vitesh duke dalë me një peshore poshtë banesës për të siguruar disa qindarka.

Kolegët e saj kanë vlerësuar karakterin e saj miqësor e të dashur, duke shprehur habi për aktin e ndërmarrë, pavarësisht problemeve familjare të cilat ata i dinin shumë mirë

Rreth orës 16:00 të së shtunës, Jeroldina Iljazi, efektivja e Policisë që i dha fund jetës në banesën e saj në Sarandë, është përcjellur në banesën e fundit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img