24,01,2026

Vardy dhe gruaja e tij në ‘rrezik për jetë’

Must Read

Jamie Vardy dhe gruaja e tij janë duke u ballafaquar me kërcënime me vdekje.

“Sky Sports” raporton se Leicester City i ka ofruar sulmuesit Jamie Vardy dhe familjes së tij siguri shtesë pasi ata janë kërcënuar me vdekje pas shkarkimit të Claudio Ranierit nga posti i menaxherit.

Sulmuesi anglez ka njoftuar se gruaja e tij Rebekah ishte ndalur derisa ishte në veturë së bashku me fëmijët dhe ka marrë kërcënime “çdo javë”, përcjell “lajmi.net”.

Vardy ishte përmendur si një prej futbollistëve që kishte kërkuar shkarkimin e Ranierit.

Por, reprezentuesi anglez ka insistuar se nuk ka të bëjë asgjë me largimin e italianit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

Ferizaj, 24.01.2026 Me datën 24.01.2026, rreth orës 17:30, patrulla e policisë, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, ka ndaluar dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img