19,04,2024

Valon Murati: Veriu e Presheva të ridefinojnë kufijtë

Must Read

murati-valoni-speci

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim njëherit Ministër i Diasporës, Valon Murati, për herë të parë publikisht ka treguar në “INFO BOX” të RTV Dukagjinit, se si mund të zgjidhet çështja e veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

Ka thënë se nuk duhet të ketë shkëmbim territoresh por ka përdor një term me të butë, ku sipas tij për ridefinim të kufijve, banorët e të dy anëve duhet të vendosin përmes referendumit.

Ai ka thënë se duhet të ketë masa të reciprocitetit sa i përket të drejtave të serbëve në veri dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Referendumi sipas tij mund të ndodh vetëm pas relaksimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Murati si kryetari i Lëvizjes për Bashkim ka dal edhe me një ide se si të tejkalohet kriza aktuale dhe se kriza të tilla përmes idesë së tij ka thënë se nuk do të mund të përsëriten.

I ka dërguar ftesë të gjithë liderë ve të partive politike në Kosovë edhe atyre që s`janë pjesë e Kuvendit, për të ulur vec e vec për të diskutuar për reformat zgjedhore.

Sipas tij kjo do të ishte hapi i parë i daljes nga kriza. Murati ka thënë se duhet të ketë lista të hapura por të monitoruara mirë dhe se pragu zgjedhor prej 5 % për të ulet në 1 %.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img