“Kam frikën se mos kjo zhurmë po bëhet që nëpër derën e vogël të na kalojë një asociacion i komunave me shumicë serbe me autonomi politiko-territoriale për serbët këtu. Ky do të ishte varianti më i keq. Një asociacion i tillë i kombinuar me privilegjet juridike që serbët i kanë në kushtetute, e ata me kushtetutë po na bllokojnë çdo ditë, do të ishte e rrezikshme”.
Në lidhje me qëndrimet e presidentit Hashim Thaçi sa i përket dialogut, Murati ka thënë se ka paqartësi terminologjike, ndonëse ekziston edhe ana pozitive ngaqë “është shtruar fuqishëm çështja e Kosovës në botë.
Kreu i LB-së gjithashtu ka deklaruar se zbatimi i parimit të njëjtë, të reciprocitetit, sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është zgjidhja më e mirë.
Ai shtoi se ridefinimi i kufijve mund të jetë në funksion të paqes në Ballkan.
“Nëse kufijtë preken me marrëveshje janë në funksion të paqes. Një marrëveshje paqësore e shtron rrugën që nesër Serbia dhe Kosova të kenë raporte normale” është shprehur Murati në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.