19,11,2024

Valë e re punësimesh në Telekom, nga fundi i shkurtit u rehatuan edhe 121 persona

Must Read

Lista e madhe e punësimeve në Telekom është shtuar në fillim të muajit mars.

KTV-ja merr vesh se në fund të muajit të kaluar, e fillim të këtij muaji, edhe 121 persona kanë marrë kontrata në ndërmarrjen publike.

Para kësaj vale, tashmë ishin rehatuar edhe të tjerë militantë të AAK-së në pushtet.

Hajdar Sutaj, që e mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë së Haradinajt,

që nga muaji korrik i 2018-s, është marrë me këshillimin e kryeshefit të Telekomit.


E, vetëm një muaj më vonë, ai, në këtë ndërmarrje, i ka bërë vend pune edhe një familjareje të tij, Albesës.

Albesa Sutaj figuron se u punësua në muajin gusht në Telekom, si zyrtare për çështje administrative.

Por, Sutaj ka thënë se pozita e tij në Telekom është vetëm zyrtar i shitjes, e për Albesën nuk ka specifikuar lidhjen familjare me të, duke u përgjigjur shkurt se janë familje e madhe.

Binak Vishaj, për vite me radhë, ka mbrojtur interesat e AAK-së brenda Komisionit Qendror Zgjedhor, por meqë mandati i këtij institucioni është bllokuar, ai ka gjetur punë në Telekom, që po mbikëqyret e menaxhohet nga njerëzit e partisë së tij.

Vishaj, i cili është një mik i vjetër i sekretarit Sutaj, thotë se për pak kohë u mor me këshilla për ish-ushtruesin e detyrës se kryeshefit, Trim Musliu.

Në një bisede telefonike me KTV-në, Vishaj ka thënë se që nga 13 marsi i ka përfunduar kontrata mbi vepër, e cila, sipas tij, ka qenë 3-mujore.

Sipas dokumenteve që i posedon Kohavisioni, Vishaj kishte arritur ta merrte kontratën më 14 nëntor të 2018-s.

Ne gusht të vitit 2018, edhe një fëmijë i një zyrtari tjetër të AAK-së u punësua në këtë ndërmarrje publike.


Hana Mehmetaj është e bija e ish-zëvendësministrit të FSK-së, Brahim Mehmetajt, i cili aktualisht është drejtor i Pronës në Komunën e Prishtinës.

Ajo aty punon nga 1 gushti i viti të kaluar, në pozicionin e shumë militantëve të tjerë – zyrtare e shitjes.

Vetëm shitëse i shkruan në përshkrimin e punës, Erza Osmanit. Ajo është punësuar në Telekom nga 25 qershori i vitit 2018 dhe është motra e asistentes kryesore të kryeministrit Haradinaj, Bezi Osmani.

Këta i shtohen listës së gjatë të njerëzve të AAK-së, të cilët që nga shkurti i 2018-s janë punësuar në Telekom. Aty, mes tjerash, bëjnë pjesë edhe kunata e kryeministrit, djemtë e Muharrem Nitajt e Teuta Haxhiut, si dhe bashkëshorti i deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img