29,04,2024

Vaksina kundër kancerit, do të fillojnë provat në njerëz

Must Read

Një ekip në Universitetin e Stanford-it pretendon se një injeksion në një tumor të vetëm do të mjaftojë të shkaktojë përgjigje mbrojtëse të plotë trupore, duke sulmuar tumoret e tjera që mund të jenë përhapur, shkruan Daily Mail.

Vaksina, kombinim i dy agjentëve aktivë, aktivizon sistemin e imunitetit për të luftuar kancerin. Pas eliminimit të përhapjes të kancerit në minj, dy autorët kryesorë tani po rekrutojnë pacientët me limfomë për të testuar vaksinën në një provë klinike.
Pasi që aplikimi i vaksinës është i lokalizuar, studiuesit këmbëngulin se është me kosto efektive dhe nuk ka gjasa të shkaktojë efekte negative anësore, që shpesh vërehen në llojet e tjera të simulimit imunitar. “Kur i përdorim këto dy agjentë së bashku, ne shohim eliminimin e tumoreve në të gjithë trupin”, tha autori kryesor Ronald Levy, profesor i onkologjisë, laboratori i të cilit prodhoi ‘Rituximab’, një formë kimioterapie të përdorur gjerësisht.

“Kjo qasje anashkalon nevojën për të identifikuar objektivat imunologjike specifike të tumorit dhe nuk kërkon aktivizimin me shumicë të sistemit imunitar apo përshtatjen e qelizave imune të një pacienti”, shtoi ai. Sipas ekipit vaksina mund të funksionojë edhe për shumë lloje të ndryshme të kancerit./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img