18,05,2024

Ushtria përmes ligjit, kundërshton SHBA-ja

Must Read

Qeveria e Kosovës dje ka votuar tri projektligjet bazë për formimin e ushtrisë, duke anashkaluar kështu kërkesën e miqve ndërkombëtarë që ushtria të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese duke transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka thënë se ky vendim nuk është marrë në koordinim me Ambasadën Amerikane, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ushtria e Kosovës nuk do të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Përkundrazi, Qeveria ka miratuar gjatë ditës së djeshme projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, duke anashkaluar amendamentimin e Kushtetutës për ndryshim të emrit nga FSK-ja në Forca të Armatosura.

Gjatë mbledhjes së djeshme kabineti qeveritar miratoi tri ligjet bazë për transformim të FSK-së me mision dhe me detyra shtesë: Ligjin për Forcën, Ligjin për Shërbim në Forcë dhe Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky vendim i ndërmarrë është krejtësisht ligjor. Megjithëkëtë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka kundërshtuar fillimisht një gjë të tillë, duke thënë se ushtria nuk mund të bëhet “kokë më vete” pa pasur dakordim me faktorin ndërkombëtar

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img