02,05,2024

Ushtria e Kosovës me mandat të kufizuar për vetë-mbrojte territoriale

Must Read

Pas kthimit nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte thënë se ka marrë ‘aminin’ e Amerikës për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Këto deklarime të Haradinajt janë mbështetur edhe sot nga Ambasada SHBA-së në Kosovë të cilët kanë thënë se e mbështesin bërjen e Republikës së Kosovës me ushtri, por sipas RTK2, ka folur për një ushtri me mandat të kufizuar për vetëmbrojtje territoriale.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin tranzicionin e disiplinuar dhe transparent të FSK-së në ushtri profesionale, multietnike dhe në bashkëpunim me NATO-në, me një mandat të kufizuar për vetë-mbrojte territoriale. Asnjë vend nuk mund ta përdorë veton për këtë tranzicion”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane

Sipas Ambasadës, ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të ketë parasysh natyrën multietnike, pa harruar që çdo gjë duhet të koordinohet me aleatët dhe NATO-n.

“Ne u bëjmë thirrje liderëve politikë të Kosovës që të sigurohen se ky proces të vazhdojë në mënyrë gjithëpërfshirëse të pasqyrojë natyrën multietnike të Kosovës. Është thelbësore që Kosova, nga ky moment e tutje, të jetë e koordinuar ngushtë me aleatët e NATO-s dhe se me të gjithë qytetarët të angazhohen deri në tranzicion “, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Asamblesë së Forcës së Sigurisë së Kosovës para dy ditësh ka miratuar propozimet për tre projektligjet përmes të cilave do të bëhet shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Gjatë vizitës në Amerikë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ishte takuar edhe me Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së, James Matiss, ku kishte marrë mbështetjen e tij për të vazhduar përpara me formimin e ushtrisë.

“Kosova ka bekimin e Shteteve të Bashkuara, ministrisë së mbrojtjes – për ushtrinë e Kosovës. Është mbështetja më e mirë që sjellim nga Amerika këtë kohë, ” ka deklaruar Haradinaj ditë më parë./GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img