29,04,2024

UShAF shpallë konkursin për pranimin e studentëve të rinj në studimet themelore (bachelor)

Must Read

Ferizaj.10.07.2017. Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka shpallur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në programet, me të cilat funksionon aktualisht.

Në afatin e parë të pranimit të studentëve të rinj, Universiteti i vetëm publik i shkencave të aplikuara, ka hapur konkurs për pranimin e 410 studentëve të rregullt, numër ky të cilit i shtohen edhe deri në 8 studentë të rregullt të familjeve të ngushta të dëshmorëve, deri në 49 studentë nga komunitetet joshumicë, ndërsa deri në 21 vende janë të rezervuara për kandidatët nga Mali i Zi, Presheva, Bujanoci, Medvegja Maqedonia dhe Shqipëria.

Fakultetet dhe programet që ofron UShAF:

  1. Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit

Programi: Arkitekturë e Interierit dhe Dizajni i Mobileve

  • Studimi dhe përfitimi i njohurive themelore për materialet me bazë prej druri dhe vetitë e tyre, metodat, teknikat dhe teknologjitë e përpunimit, kontrolli i cilësisë në përgjithësi.
  • Projektimi, konstruktimi, rikonstruktimi dhe zbatimi praktik i projekteve në procesin prodhues dhe montues në interior dhe eksterier.
  • Mobilimi i objekteve publike e individuale duke u shërbyer me projektet vetanake apo klientët potencial.
  • Punë në studio projektuese dhe në ndërmarrjet prodhuese ku në mënyrë aplikative implementohen dhe realizohen projektimet e mobileve dhe dizajnit të interierit.
  • Angazhimi në ndërmarrjet për prodhimin e mobileve, prodhimin e produkteve të industrisë së drurit, prodhime speciale dhe fisnikërimin e materialeve me baza druri në përgjithësi.

Programi: Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri

  • Të dijnë të bëjnë skicimin e produktit.
  • Kuptojnë përmbajtjen e dizajnit dhe konstruksionet e produkteve nga druri.
  • Demonstrojnë aftësitë e të menduarit kritik në zgjidhjen e problemeve komplekse të dizajnit dhe konstruksioneve të produktit  që do të prodhohet.
  • Implementojnë aftësitë teknike të cilat duhet të ndërmerren për prodhimin e atij produkti.
  • Aplikojnë proceset e zgjidhjes së problemeve dhe të vendimmarrjes në raste të dizajnimit dhe zgjidhjeve kostruktive të produktit që do të prodhohet.
  • Praktikojnë aftësi efektive të komunikimit me punëtorët e ndërmarrjes.
  • Të dijnë të llogarisin çmimin e produkteve të prodhuara dhe të dijnë të menaxhojnë prodhimin e produkteve.
  1. Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit

Programi: Menaxhment i Turizmit dhe Hotelerisë

  • Studimi dhe përfitimi i njohurive themelore për menaxhim cilësor në Turizëm dhe Hoteleri.
  • Mundësi punësimi në bizneset e hotelerisë, sidomos menaxhimin e bizneseve.
  • Punësim në agjencitë e udhëtimit dhe turizmit.
  • Përgatitja e projekteve lidhur me lëminë e turizmit dhe hotelerisë.
  1. Fakulteti i Inxhinierisë me Informatikë

Programi: Inxhinieri Industriale me Informatikë

  • Kuptimin e koncepteve themelore të inxhinierisë mekanike.
  • Njohjen e llojeve të materialeve artificiale dhe teknologjinë e përpunimit të tyre.
  • Zhvillimi i aftësive praktike për punimin e materialeve të ndryshme në veçanti atyre plastike.
  • Zotërimin dhe aplikimin e njohurive teorike dhe praktike në hartimin e një punimi/projekti kërkimor (Punimi i dipomës).

Sipas konkursit të shpallur, paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 10.07.2017 deri më 17.07.2017 në ora 16.00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të dielave). Gjatë kësaj kohe, Universiteti ka mundësuar aplikimin online në faqen e internetit www.ushaf.net/apliko nga ora 08.00, ndërsa pranimi i dokumentacionit do të fillojë nga ora 10.00.

Për të gjitha detajet, të interesuarit do të mund të njoftohen nga konkursi i shpallur në të gjitha gazetat ditore të datës 10 korrik 2017, si dhe në faqen e internetit www.ushaf.net.

Po ashtu, punonjësit e Administratës Qendrore të Universitetit do të jenë në dispozion për të gjithë kandidatët që kanë paqartësi rreth aplikimit.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, në emër të UShAF iu uron sukses të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img