03,05,2024

UShAF shpall konkursin për ndarjen e bursave universtare për vitin akademik 2017-2018

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me datë 27.02.2018 mori vendim që të shpall konkurs për ndarjen e bursave:

K O N K U R S
Për ndarjen e bursave universtare për vitin akademik 2017-2018

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me datë 27.02.2018 mori vendim që të shpall konkurs për ndarjen e bursave:

I
Kushtet e përgjithshme
1. Bursa universitare ndahet për studentët e nivelit të studimeve themelore (bachelor)
2. Të drejtë aplikimi për bursë kanë studentët e UShAF të cilët i plotësojnë këto kushte:
2.1 Të jenë studentë të rregullt të Fakulteteve të UShAF
2.2 Të jenë studentë të vitit të dytë
2.3 Të mos kenë vit të përsëritur të studimeve
2.4 T’i kenë të dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak përkatës të studimeve në afatin e shtatorit të vitit akademik 2016/17
2.5 Të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 8.00 (tetë pikë zero)

II
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
1.Studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga pika një (I) e këtij konkursi duhet t’i paraqesin këto dokumente:
1.1 Kërkesën për aplikim dhe
1.2 Fletëparaqitjen ( e cila merret në Administratën Qendrore të UShAF)

2.Dokumentet e kompletuara dorëzohen fizikisht në zyrën e shërbimit të studentëve
2.1 Administrata Qendrore është e obliguar që në përputhje me kriteret e përcaktuara me këtë konkurs t’i përgatit listat e studentëve të cilët i plotësojnë kriteret për fitimin e bursës universitare për miratim nga Këshilli Drejtues i UShAF.
2.2 Kandidatët të cilët nuk i plotësojnë kriteret e sipërshënuara, shërbimi i studentëve nuk do t’iu lëshojë fletëparaqitjen e cila ua mundëson aplikimin për bursë.
2.3 Përgjegjesi për saktësin e të dhënave do ta bartin dekanët e Fakulteteve përkatëse.

III
1.Afati i aplikimit zgjatë 15 ditë, përkatësisht prej datës 28.02.2018 deri më 14.03.2018 ora 15:00
IV
Studentët të cilët koniderojnë se kanë pasur të drejt përfitimit të bursës universitare dhe nuk janë përfshirë në listën e studentëve përfitues të bursës, kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orësh pas ditës së publikimit të listave Komisionit për ndarje të bursave.
Ankesat duhet të dërzohen në zyrën e shërbimit të studentëve
Vendimi për përfituesit e bursës universitare do të publikohet në tabelat e shpalljes si dhe në ueb-faqen e Universitetit: www.ushaf.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img