28,04,2024

USHAF nesër shpallë konkursin për pranimin e studentëve të rinj

Must Read

Ferizaj. 09.07.2017 . Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), njofton të gjithë të interesuarit, se nesër (e hënë), 10 korrik 2017, do të shpallet KONKURSI për pranimin e studentëve të rinj.

Në afatin e parë, Universiteti do të pranojë 410 studentë të rregullt në fakultetet:

Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit
Programet:
– Arkitekturë i Interierit dhe Dizajni i Mobileve
– Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit

Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit
Programi:
– Menaxhment i Turizmit dhe Hotelerisë

Fakulteti i Inxhinierisë me Informatikë
Programi:
– Inxhinieri Industriale me Informatikë

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 10.07.2017 deri më 17.07.2017 në ora 16.00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të dielave). Gjatë kësaj kohe, do të mund të aplikoni online në www.ushaf.net/apliko nga ora 08:00, ndërsa pranimi i dokumentacionit do të fillojë nga ora 10:00.

Për të gjitha detajet (kriteret, afatet, mënyrën e aplikimit dhe detaje të tjera) do të njoftoheni përmes konkursit që do të mund ta gjeni në të gjitha gazetat ditore të datës 10 korrik 2017, si dhe në faqen e internetit www.ushaf.net.

Për çdo paqartësi, ju do të mund të kontaktoni për udhëzime Administratën Qendrore të Universitetit.

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj iu uron sukses në këtë proces të rëndësishëm për të ardhmen Tuaj!

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj fiton Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img