03,05,2024

USHAF: Hapet edicioni i gjashtë i Ekspozitës “Profesionistët e së Ardhmes”

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), sot ka hapur ekspozitën e gjashtë me radhë “Profesionistët e së Ardhmes”, e cila organizohet çdo vit në UShAF dhe studentët ekspozojnë talentin e tyre përmes punimeve të ndryshme.

Hapjen zyrtare të ekspozitës e bëri Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e UShAF, e në veçanti bizneset për kontributin e tyre në zhvillimin e Universitetit dhe aftësimin profesional të studentëve. Ai poashtu, falënderoi profesorët dhe studentët për punën dhe përkushtimin e tyre në promovimin e vlerave të Universitetit, gjë që sipas tij ka bërë që UShAF të bëhet model i shkencave të aplikuara në Kosovë dhe rajon.

Në emër të komunës së Ferizajt, Drejtori i Zhvillimit Ekonomik të Turizmit të komunës së Ferizajt, z. Balton Durguti iu uroi suksese studentëve dhe tha se Ferizaj është me fat që ka UShAF-in, i cili po nxjerr kuadro profesionale që i kontribuojnë zhvillimit ekonomik të vendit.

Ndërsa, Leona Jahiri-Kryetare e Parlamentit Studentor, tha se ndjehet e privilegjuar që është qytetare e Ferizajt dhe pjesë e UShAF. Leona tha se liria dhe bashkëpunimi që studentët kanë me profesorët, i ka bërë ata që të bëhen më të fortë në profesion, si dhe në realizimin e ëndrrave dhe qëllimeve të tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img