29,04,2024

UShAF dhuron makete për fëmijët me Sindrom Down

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në bashkëpunim me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal në Ferizaj dhe me iniciativën e tyre, të përfaqësuar nga z. Nuhi Çerkini, dhuron makete për Shoqatën ‘’Down Syndrome Kosova’’.
Maketet janë punë disa mujore, të punuara nga studentët e Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobileve në lëndën dizajnimi i hapësirave komerciale, të cilat me dëshirën e studentëve iu dhurohen fëmijëve të këtij komuniteti.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari e u ofroj ndihmë dhe bashkëpunim fëmijëve të kësaj Shoqate, si ndihmesë në kalimin e barrierave. Po ashtu, u premtoj se tani e tutje do ta kenë përkrahjen e Universitetit, duke pasur parasysh se ndjejmë obligim moral për dhënien e ndihmës kësaj kategorie, e cila nga shoqëria kosovare kërkon përkujdesje dhe ndihmesë për pavarësim gjatë jetës së tyre.

Ndërsa drejtoresha e ‘’Down Syndrome Kosova’’, Sebahate Hajdini-Beqiri, falënderoi rektorin Bajraktari për mbështetje institucionale që sipas saj UShAF është i vetmi institucion i Arsimit të Lartë, i cili mori iniciativë që ta ndihmoj këtë komunitet dhe do tu shërbejë si kurajo për aftësimin dhe pavarësimin e tyre në jetë.
Shoqata ‘’Down Syndrome Kosova’’ do t’i shesë këto makete, në mënyrë që të siguroj mjete financiare për sigurimin e materialit për makete të tjera, të cilat do t’i ndërtojnë së bashku me studentë dhe profesor të UShAF-it.
UShAF përveç tjerash do t’iu siguroj një kënd për ekspozitë, e cila do të mbahet gjatë muajit maj, ku Shoqata do të ekspozoj dhe shesë produktet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img