17,06,2025

Urimi i kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu: Emri i Ferizajt dhe ferizajasit edhe këtë vit spikati suksesin, të mirën e përparimin

Must Read

Të dashur bashkëqytetarë!

Tash kur edhe pak orë lënë prapa 2020-tën, dua t’ju them disa fjalë zemre.

Për t’i shkrirë në fjalë, veprat e mëdha të uniformave të çdollojshme është gati e pamundur. Thënë thjesht, vetëm FALEMINDERIT, zë vendin meritor.

Të gjithë ne bashkëqytetarë, kaluam 365 ditë me sfida, me tri fjalët që përmbledhin sfidat, që fillojnë nga të njejtat nistore e që dhunshëm u bënë pjesë e përditshmërisë sonë: vdekjet e familjarëve dhe miqve, varfërimi i qytetarëve dhe vetizolimi që shkërmoq më të shtrenjtën liri.

Pati edhe momente gëzimi e pune. Ecëm përpara e jemi shumëfish më mirë seç ishim në vitin paraprak. Emri i Ferizajt dhe ferizajasit edhe këtë vit spikati suksesin, të mirën e përparimin.

Në këto çaste kur zemrat tona rrahin nota gëzimi, duke qenë krenar që jam në shërbimin tuaj, në krye të Ferizajt tonë të dashur e ferizajasve punëtorë e qytetarë model, ju uroj Vitin e Ri 2021, duke u lutur që shëndeti, mirëqenia e dashuria të bekoj vitin e ri që po hyjmë.

Urime!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img