18,11,2025

Urime Lorik Cana (FOTO)

Must Read

Ka përfunduar kursi “UEFA B”. Në një ceremoni të organizuar në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, kursantët kanë marrë diplomat pas përfundimit të këtij kursi.

Në këtë kurs morën pjesë trajnerët e grupmoshave dhe ata të futbollit amator, përcjell “Lajmi.net”.

Kursi si zakonisht është organizuar nga Sektori i Edukimit, në Federatën Shqiptare të Futbollit, sipas një programi të ndërtuar që në fillimin e vitit.

Në këtë kurs mori diplomën edhe ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana.

Ky është kursi “UEFA B”, numër 22, i organizuar deri më tani nga ky sektor.

Sipas specialistëve të Sektorit të Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, vazhdon të jetë në proçes kursi “UEFA PRO”, që vazhdon gjithë vitin .

Ndërkohë do të organizohet kursi “UEFA A” për trajnerë portierësh dhe për drejtor sportiv.

Kursi “UEFA A” për trajnerë portierësh do të organizohet në pesë muaj me rradhë, javën e parë të çdo muaji.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img