02,05,2024

Ministri Ismaili: Ferizaj do të  jetë një ndër qendrat më të rëndësishme të investimit në fushën e shëndetësisë

Must Read

Pasditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu priti në takim ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, përfaqësues të Zyrës Rajonale për Evropë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë me ç ‘rast u diskutua për projekte të shumta në sektorin e shëndetësisë, me theks të veçantë për ndërtimin e Spitalit të ri Rajonal në Ferizaj, inicimin e përfshirjes në Rrjetin Evropian të Qyteteve të Shëndetshme dhe iniciativa të tjera që synohen të realizohen bashkërisht mes Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Në këtë takim, Kryetari i Ferizajt, njoftoi ministrin Ismaili me gjendjen e përgjithshme në sektorin e shëndetësisë, pakon e masave që po ndërmerr qeveria lokale në këtë sektor dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet aktualisht.
Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, siguroi Kryetarin e Komunës, Agim Aliu se ministria që ai udhëheq do t’i gjendet pranë Komunës së Ferizajt në çdo iniciativë dhe projeksion zhvillimor në duke bërë Ferizajn një ndër qendrat më të rëndësishme të investimit në fushën e shëndetësisë – kjo për faktin edhe të projektit më madhor të Ferizajt në këtë segment, atë të ndërtimit të Spitalit të ri Rajonal dhe investime tjera në infrastrukturën shëndetësore. Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për procesin dhe procedurat e përfshirjes në Rrjetin Evropian të Qyteteve të Shëndetshme, mision ky i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e që ky ekip në Republikën e Kosovës përbëhet nga znj. Monika Kosinska (udhëheqëse e misionit), profesor John Ashton dhe z. Adam Tiliouine.

Ky mision ka për qëllim ndërtimin e lidhjeve me Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë në lidhje me zhvillimin e qasjes së qyteteve të shëndetshme, të ndërtoj në punën e tanishme në nivel komunal dhe të qytetit në lidhje me mjedisin dhe shëndetin dhe të identifikoj mjetet për të mbështetur atë përmes Rrjetit Evropian të Qyteteve të Shëndetshme.

Qytetet e shëndetshme e përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien përmes qeverisjes, fuqizimit dhe pjesëmarrjes, duke krijuar vende urbane për barazi dhe prosperitet në komunitet dhe duke investuar në njerëz për një planet paqësor. Qytetet e shëndetshme udhëheqin si shembull, duke trajtuar pabarazitë dhe duke promovuar qeverisjen dhe udhëheqjen për shëndetin dhe mirëqenien nëpërmjet inovacionit, shkëmbimit të njohurive dhe diplomacisë shëndetësore të qytetit. Qytetet e shëndetshme veprojnë si liderë dhe partnerë në trajtimin e sfidave tona të përbashkëta globale të shëndetit publik, duke përfshirë sëmundjet jo të transmetueshme, sëmundjet ngjitëse, sfidat mjedisore, pabarazitë shëndetësore, rezistencën mikrobike, emergjencat shëndetësore dhe angazhimit për mbulim shëndetësor të përgjithshëm.

Kryetari Agim Aliu falënderoi ministrin Ismaili dhe drejtuesit e Zyrës Rajonale për Evropë të OBSH-së për vizitën e tyre në Ferizaj dhe mbështetjen e vazhdueshme që po i japin komunës sonë përmes projekteve të ndryshme dhe komunikimit të ndërsjellë në implementimin e suksesshëm të iniciativave në fushën e shëndetësisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img