27,12,2024

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj mbështetet me mbi 400 mijë euro nga Shkolla Austriake

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Shkolla Austriake e Studimeve të Aplikuara (ASAS) mbajtën takimin e parë virtual të projektit për mësimin në distancë në arsimin e lartë akademik dhe të vazhdueshëm – zhvillimin e programeve në distancë dhe në prezencë. Ky projekt është financuar nga Austrian Development Agency (ADA) dhe ASAS, vlera e të cilit është mbi 400.000 euro.

Në këtë takim u paraqitën objektivat e projektit të mësimit në distancë, rezultatet e pritura dhe plani i zbatimit për dy vitet e ardhshme.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në takim dhe ndër tjera foli për bashkëpunimin shumëvjeçar me shtetin austriak dhe mbështetjen që i ka ofruar gjithmonë ky shtet e në veçanti Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Salzburg. Po ashtu, ai tha se do të realizojmë me shumë përkushtim çdo gjë që kërkohet në këtë projekt.

Ndërsa, Ambasadori Christoph Weidinger nga Ambasada e Austrisë në Kosovë, veç tjerash tha se shteti austriak mbështet UShAF-in dhe programet e tij, të cilat janë të dizajnuara për tregun e punës. Po ashtu, ai tha se bashkëpunimi me UShAF nuk do të mbaroj me këtë projekt, po do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, përgezoj për projektin dhe tha se do të ofroj mbështetje në realizimin e tij.

Besim Mustafa nga Oda Ekonomike e Kosovës tha se jemi me fat që kemi filluar këtë projekt në kohën e pandemisë dhe se aktivitetet e edukimit janë shumë të rëndësishme për ne, andaj ofroj përkrahje ne realizimin e këtij projekti.

Në kuadër të këtij projekti, UShAF dhe ASAS, së bashku do të lansojnë mësimin në distancë në Kosovë duke krijuar trajnime të çertfikura universitare në distanacë për studentët dhe profesionistët e punës, të cilat do të ofrohen nga UShAF dhe Universitetet Austriake ose partnerët e tyre implementues. Pritet që ky projekt të krijojë shkëmbimin e njohurive në prezantimin e mësimit në distancë, i cili do të kontribuojë në rritjen ose forcimin e punësueshmërisë së studentëve dhe profesionistëve në Kosovë. Po ashtu, studentët do të pajisen me diplomë të përbashkët nga UShAF dhe Universiteti i Graz-it.

ASAS është partner i “E-learning group Austria” dhe posedon zyrën përfaqësuese në Kosovë. Kjo zyrë do të kontribuojë në ofrimin e arsimit dhe aftësimit akademik modern dhe të përshtatur për studentë dhe profesionistë që punojnë me qëllim kryesor të kontribuojnë në zhvillimin e sektorit privat në Kosovë duke ofruar programe plotësuese të arsimit dhe trajnimit akademik të cilat kërkohen nga komuniteti i biznesit dhe që nuk ofrohen aktualisht nga Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.

Në takim përveç përfaqësuesëve të UShAF, morën pjesë: Herbert Schlair nga ASAS (Drejtor Ndërkombëtar i Projektit), Gunther Zimmer- Shef i zyrës së Agjensionit Austriak për Zhvillim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img