04,05,2024

UNESCO shpall Jogën trashëgimi të njerëzimit

Must Read

“Filozofia mbrapa praktikës antike të joga-s në Indi ka influencuar shumë aspekte të shoqërisë indiane”, thekson në një komunikatë organizata e OKB-së për shkencën dhe kulturën, me seli në Paris.

“E praktikuar në të gjitha moshat, pa diskriminim të seksit apo fesë, ajo përzien pozicionime, meditim, frymëmarrje të kontrolluar, recitime fjalësh dhe teknika të tjera që synojnë të çlodhin individin, të lehtësojnë dhimbjet dhe të krijojnë një gjendje çlirimi”,njofton UNESCO.

Komiteti i ruajtjes së trashëgimisë kulturore jo materiale të njerëzimit, që është mbledhur që prej 28 nëntorit deri më 2 dhjetor në Etiopi, shpalli dje gjithashtu trashëgimi të njerëzimit birrën belge dhe rumbën kubane.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img