04,05,2024

Ujku po tmerron hanin e Elezit, banorët kanë një apel për të gjithë

Must Read

Pas problemit me arushën, qytetarëve të Kosovës iu ka dalë një problem i ri. Tash po rrezikohen nga një ujk që ditë më parë kafoshi duke e lënë me disa lëndime një 5-vjeçar nga Hani i Elezit. Problemi me të duket se nuk është zhdukur, pasi që i njejti po vazhdon të shihet në rrethinën e Hanit të Elezit, raporton Gazeta Express

Mediat lokale në Han të Elezit, po shkruajnë se rasti që ndodhi disa ditë më parë, kur një fëmijë 5-vjeçar u sulmua duke u tërhequr zvarrë nga një ujk mund të përsëritet.

Kjo pasi që sipas banorëve, ujku është parë përsëri në afërsi të shtëpive, kësaj radhe në fshatin Paldenicë.

Të frikësuar nga kjo, banorët kanë bërë edhe apel që të mos lejohen fëmijët që të largohen nga shtëpitë.

Gazeta Express ka kontaktuar zëdhënësin e policisë në Komunën e Ferizajt, për të pyetur nëse policia ka ndonjë informacion për ndonjë rast tjetër të njejtë si ai i para disa ditëve. Gashi ka thënë se përvec atij rasti nuk kanë të lajmëruar dicka tjetër.

Në anën tjetër, Komuna nuk është pëgjigjur, të kontaktuar për këtë temë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img