03,05,2024

U shënua në Ferizaj 30 Gushti – Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Must Read

Mesditen e sotme, nën organizimin e Shoqatës së Personave të Zhdukur, “Yjet e Zemrës” në Ferizaj, u organizua homazhi pranë obeliskut të personave të zhdukur në Ferizaj, në shënim të 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur.

Pjesëmarrës nga ana e Komunës së Ferizajt, në këtë ngjarje, ishte Nëkryetari Gavazi, shoqëruar edhe nga drejtorë të drejtorive komunale. Ai tha se kjo ditë si e tillë është përkujtimore dhe janë institucionet e shtetit ato që duhet të intensifikojnë veprimet për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
Njëlloj edhe Sali Muhaxheri nga Shoqata “Yjet e Zemrës” tha se me këtë aktivitet po shënojnë këtë ditë duke apeluar tek institucionet qendrore që të shtojnë volumin e punës për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.

Lule e nderim për personat e zhdukur në Ferizaj u bënë pranë Obeliskut kushtuar personave të zhdukur, në qendrën e qytetit të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img