25,11,2024

U raportua se vdiq nga Covid-19, i riu nga Ferizaj kishte rezultuar negativ në testin e parë

Must Read

Në media është raportuar se një i ri nga komuna e Ferizajt ka vdekur si pasoj e Covid-19. Por ai nuk është konfirmuar se ishte pozitiv me koronavirus. Kështu ka thënë për lajmi.net kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. 

Aliu ka thënë se në testin e parë për Covid-19 i riu nga Ferizaj kishte dal negativ.

I ndjeri ishte duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt, ndërkohë javën e fundit ai ishte tranferuar për në QKUK për trajtim mjekësor. Derisa atij i është marrë edhe mostra e dytë për Covid-19, por ende nuk dihet rezultati.

“Nuk është e konfirmuar. Në testin e parë, kur i është marr mostra ka dal negativ për koronavirus.  Ai ka qenë duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt. I është marr edhe një mostër por ende nuk ka dal rezultatit.”, ka thënë Aliu.

Edhe Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj, Bekim Ademi, ka thënë se në rezultatet e para për Covid-19, ky i ri, kishte rezultuar negativ. Ai ishte ritestuar në QKUK, por ka qenë në pritje të rezultatit.

“I ndjeri ka qenë i shtrirë në spitalin e qytetit për disa ditë, ndërsa në javën e fundit ka qenë i shtrirë në QKUK. Në rezultatet e para për Covid-19, ka rezultuar negativ, ndërkohë është ritestuar në QKUK prap dhe ka qenë në pritje të rezultatit”, ka deklaruar Ademi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img