Mungesa e deritanishme e toaleteve publike në Parkun e Lirisë, bëri që megjithë investimet e kryera në këtë zonë, të mungoj infrastruktura e nevojshme për qytetarët.
Në këtë funksion, për ndërtimin e toaleteve publike, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, bëri planifikimin e nevojshëm buxhetor që të realizohet ky projekt.Sot, Kryetari i Komunës, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi, dhe disa drejtorë tjerë të Komunës, përuruan këtë projekt.
Ky i fundit, drejtori Bytyçi tha se me këtë investim tejet të nevojshëm për qytetarët që frekuentojnë këtë zonë po kompletohet infrastruktura e domosdoshme në Parkun e Lirisë, duke kujtuar këtu edhe investimet e kryera në rregullimin e shtigjeve për ecje, ndërtimi i Këndit të Lojërave dhe asfaltimi i rrugës që shpie në këtë park si dhe investimet tjera të kryera nga pushteti lokal në këtë zonë.
Madje, një donator që preferoi të mbetet anonim, në Parkun e Lirisë ndërtoi edhe një krua, tepër të nevojshme për vizitorët e parkut.