29,04,2024

U mbajt takimi i parë i Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje

Must Read

Paraditen e sotme, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati në cilësinë e kryesuesit të Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje ka mbajtur takimin e parë më këtë trupë koordinuese me qëllim hartimin e politikave dhe realizimin e aktiviteteve për parandalimin e këtij fenomeni negativ mjaft të shprehur në shoqërinë kosovare.

Në këtë takim ku u përfaqësuan institucione si Komuna e Ferizajt, Prokuroria e Shtetit, Gjykata Themelore në Ferizaj, Qendra për Punë Sociale, Qendra e Shëndetit Mendor, përfaqësues të OSBE-së dhe mekanizma tjerë të kujdesit social u diskutua për gjendjen me këtë fenomen në Rajonin e Ferizajt si dhe masat që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse në nivel lokal dhe rajonal.

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, njëherit edhe kryesues i këtij mekanizmi me këtë rast u shpreh “Ferizaj po krijon këtë trupë në nivel regjional për të parandaluar një fenomen mjaft të shëmtuar siç është dhuna në familje, fenomen ky që sipas të dhënave nga organet e drejtësisë dhe sigurisë po shënon rritje të vazhdueshme. Ne përmes këtij mekanizmi synojmë që të mirë koordinohemi në masat institucionale kundër këtij fenomeni. Pres angazhimin e secilit prej përfaqësuesve të institucioneve në adresimin dhe prioritizimin e këtij fenomeni brenda institucionit ku bën pjesë. Si fazë e parë do të hartojmë një plan pune si dhe agjendën e takimeve dhe aktiviteteve që do të ndërmarrim në mënyrë që kështu të nisim një fushatë të gjerë për vetëdijësimin e qytetarëve kundër këtij fenomeni” tha nënkryetari Ferati.

Në anën tjetër, prokurorja nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, Sebahate Sinani u shpreh se ka raste të shumta në këtë drejtim dhe se Prokuroria Themelore e Ferizajt është shumë efikase në trajtimin e tyre. “Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2018 kemi pas 28 lëndë, 22 prej të cilave janë përfunduar. Kemi një bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe përpjekja jonë e vazhdueshme është ulja e recidivit, gjegjësisht zvogëlimi i numrit të përsëritësve të këtyre veprave përmes aplikimit të masave ligjore të ndalimit” tha znj. Sinani.

Përfaqësues të Gjykatës Themelore në Ferizaj u shprehën se ka raste të shumta të dhunës në familje, përkatësisht vetëm vitin e kaluar ka pas 98 raste nga Rajoni i Ferizajt dhe afro 50 prej tyre janë vetëm këtë vit. Ka shumë raste që shkaktarët janë përsëritës të këtyre veprave, pra dhunës në familje.

Edhe përfaqësuesit e tjerë të sektorit të kujdesit social u shprehën të shqetësuar me numrin e madh të këtyre rasteve dhe sfidave për të përballuar këtë fenomen përmes strehimores që aktualisht është e licencuar për trajtimin e viktimave të dhunës në familje, në territorin e Ferizajt. Për këtë institucion të pranishmit shprehën rezerva sa i përket mirëfunksionimit, mirëpo me koordinimin më të mirë të këtyre institucioneve në këtë mekanizëm të parandalohet ky fenomen.

Ky takim ishte i pari i këtij lloji i mbajtur nga Mekanizmi Koordinues Kundër Dhunës në Familje, takime këto që do të shpeshtohen me miratimin e agjendës së punës dhe aktiviteteve të kësaj trupe.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img