18,05,2024

U mbajt e fshehur nga policia, më 4 janar janë kapur 2.5 ton drogë

Must Read

Një kamion i ngarkuar me lëndë drusore i nisur nga porti i Durrësit po transportonte 2.5 ton kanabis sativa. Është ky denoncimi i bërë në Facebook nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan gjithashtu se lajmi është mbajtur i fshehur nga policia me urdhër të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas denoncimit, drejtuesi i kamionit nuk rezulton të jetë regjistruar në sistemin TIMS ditën kur kaloi kamioni që u kap në portin e Barit.

Prapa këtij trafiku ndërkombëtar droge që u godit nga autoritetet italiane, qëndrojnë drejtues të lartë të policisë së Durrësit, thotë ish-Kryeministri Sali Berisha.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Oficeri dixhital denoncon:

– Fshehjen nga Tahiri dhe policia te kapjes se ngarkeses prej 2.5 ton droge me dt 4 janar 2017 ne Bari
– kalimin e trajlerit te ngarkeses nga porti i Durresit pa u regjistruar ne sistemin TIMS. sb

“Mirembrama Doktor,jam oficer i Policis te Durresit doja re ju infomoja se me date 4 Janare eshte kapur ne Portin e Barit nje trajler qe transportonte dru per nje shtet te kryesor te BE dhe brenda ketij trajleri eshte sekustruar nje sasi lende narkotike prej 2, 5 ton lende kanabis stativa. Kjo eshte sasia me e madhe e kapur nga autoritetet Italjane e nisur nga porti i Durresit. Policia dhe Ministria e Brendshme me urdher te ministrit eka mbajtur e ka fshehur lajmin pasi informacjonet jane se mbrapa ketij trafiku qendrojne drejtusit e Policis vendore te Durresit qe njihen si lidhje e tije ne kete aktivitet kriminal. Nga te dhenat qe ka policia drejtuse mjet nuk ka lene gjurme ne sistemin TIMS”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img