01,12,2024

Turqia përgatit “plan veprimi” për të ulur shqetësimet në tregje

Must Read

“Nga 13 gushti, institucionet tona do të marrin hapat e nevojshëm dhe do të bëjnë publike njoftimet e duhura për tregjet”, është cituar të ketë thënë Albayrak sipas gazetës turke, The Hurriyet.

“Planet tona të veprimet janë të gatshme”, ka shtuar ai, pa dhënë më shumë detaje.

Një ditë më parë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka përsëritur thirrjet ndaj turqve që të shesin dollarin dhe euron në mbështetje të lirës, vlera e së cilës ka rënë dukshëm, duke shtuar shqetësimet për ekonomi dhe përkeqësim të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Lira ka prekur rënie rekorde prej 6.97 ndaj dollarit më 13 gusht, që nënkupton humbje të vlerës së kësaj valute në këtë vit për 46 përqind.

Në deklaratat e bëra një ditë më parë, Erdogan ka thënë se është fatkeqësi që Shtetet e Bashkuara po zgjedhin pastorin amerikan, Andrew Bruson që aktualisht po gjykohet në Turqi ndaj aleatit të tyre të NATO-s.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar lirim të pastorit dhe ka njoftuar për dyfishim të tarifave në importet turke të çelikut dhe aluminit.

Brunson, i cili është burgosur nga viti 2016, mund të përballet me 35 vjet burgim pas akuzave se u ka ndihmuar separatistëve kurdë, të cilët Erdogan i fajëson për tentimet e dështuara për puç më 2016.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img