23,04,2024

Turqia arreston dy anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Must Read

Isis1

Autoritetet turke kanë arrestuar dy anëtarë të dyshuar të grupit militant të Shtetit Islamik në afërsi të kufirit me Sirinë nën dyshimin se ata po planifikonin një sulm vetëvrasës.

Ata ishin në listën e të kërkuarve të ministrisë së brendshme dhe u arrestuan të premten në provincën juglindore të Gaziantep, tha zyra e guvernatorit lokal përmes një deklarate.

Ata besohet se po përgatisnin sulme vetëvrasëse në Gaziantep apo qytete të tjera.

Dy persona të tjerë u arrestuan gjithashtu.  Një zyrtar i ministrisë së brendshme turke ka konfirmuar arrestimet e katër personave.

Gaziantep ndodhet në afërsi të kufirit sirian dhe një pjesë e këtij qytetit gjendet përtej kufirit nga qyteti Jarablus i cili është nën kontrollin e Shtetit Islamik, raporton Reuters, përcjellë Klan Kosova.

Turqia e cila përballet me kërcënime të shumta të sigurisë e ka rritur gjendjen e  gatishmërisë pas katër shpërthimeve vetëvrasëse që ndodhën gjatë këtij viti , për dy prej të cilëve ishte fajtor ISIS

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img