24,01,2025

Turqi, lirohen dy ushtarët grekë

Must Read

Gjatë gjyqit në Edirne, dy ushtarët përsëritën pretendimin e tyre se ata kishin kaluar gabimisht kufirin dhe i kërkuan gjykatës lirimin e tyre.

Gjykata pasi ka vlerësuar masën e arrestit për ushtarët grekë Aggelos Mitretodis dhe Dimitros Kouklatzis të cilët ishin arrestuar më 1 mars ka vendosur gjykimin e tyre në gjendje të lirë.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, duke përshëndetur vendimin e Turqisë për lirimin e ushtarëve në llogarinë e tij në Twitter tha se “Lirimi i dy ushtarëve grekë është një akt i drejtësisë, i cili do të kontribuojë në forcimin e miqësisë, lidhjeve të mira fqinjësore dhe stabilitetit në rajon”, transmeton Anadolu Agency.

“Unë dua të përgëzoj dy oficerët tanë dhe të falënderoj familjet e tyre për forcën, durimin dhe besimin që kanë treguar në përpjekjet tona. Aggelos dhe Dimitris kthim të mbarë në atdheun tuaj”, shtoi ndër të tjera Tsipras.

Po ashtu edhe Presidenti i Komisionit Evropian (BE), Jean-Claude Juncker, duke bërë të ditur se e ka mirëpritur vendimin për lirimin e ushtarëve grekë të cilët gjykoheshin me masën e arrestit me burg pasi ishin kapur në një zonë të ndaluar ushtarake në qytetin Edirne, është shprehur se “BE-ja do të vazhdojë partneritetin strategjik me Turqinë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarri përfshiu pullazin e një ndërtese në Ferizaj, evakuohen banorët

Një incidenti zjarri ka ndodhur të premten në Ferizaj, ku zjarri kishte përfshirë pullazin e një ndërtese. Lajmin e ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img