28,12,2024

Turqi, goditet rrjeti i trafikut të emigrantëve, 23 të arrestuar

Must Read

Policia në Izmir raportohet të ketë mbajtur nën vëzhgim të dyshuarit që prej muajit tetor dhe në ditët e fundit i ka kapur ata në flagrancë, në përpjekje për të çuar emigrantë në Itali.

Policia vlerëson se grupi kriminal ka fituar rreth 4 milionë lira turke, ose 1 milion dollarë nga dërgimi i refugjatëve përmes detit në kontinentin e vjetër, edhe në kohë me mot të keq.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 1.4 milion refugjatë që përshkuan Mesdheun në dy vitet e fundit, rreth 7.500 prej tyre janë mbytur për shkak se trafikantët kanë përdorur mjete lundruese të papërshtatshme për të përballuar udhëtimin.

Të arrestuarit taksonin nga 500 në 1 mijë dollarë amerikanë çdo emigrant deri në ishujt grekë dhe deri në 4 mijë USD për t’i çuar deri në Itali, raportojnë mediat turke.

Të marrë në pyetje nga policia, disa nga anëtarët e grupit kanë pranuar se kontaktonin shtetas sirianë që banonin në provincat përgjatë kufirit, të cilët nëse pranonin i transferonin në Izmir dhe më pas i çonin në qytetet bregdetare, prej nga nisnin udhëtimin e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img