23,01,2026

Trump: Do t’i ndërtojmë muret në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës

Must Read
Donald Trump

Presidenti i ri amerikan pritet të nënshkruajë disa urdhra ekzekutive në lidhje me emigracionin dhe sigurinë kufitare gjatë ditëve të ardhshme.

Urdhërat sipas të gjitha gjasave do  të përfshijnë “verifikimin ekstrem” të personave që vijnë nga shtatë vende kryesisht myslimane në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

“Ditë e madhe e planifikuar për nesër për sigurinë kombëtare. Në mesin e shumë gjërave të tjera, ne do të ndërtojmë muret”, shkruan Trump në twitter.

Ndërtimi i një muri rreth 2000-milje përgjatë kufirit meksikan ishte një nga propozimet e tij kryesore gjatë fushatës zgjedhore presidenciale, transmeton KosovaPress.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img