29,04,2024

Tri lëndë nga DSHMS dërgohen në hetuesi (Video)

Must Read

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Besnik Berisha, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për media me ç ‘rast ka njoftuar se tri lëndë të kësaj drejtorie nga ish-pushteti i kaluar, ku drejtor i kësaj drejtorie ishte Burim Karameta, i janë dërguar hetuesisë duke kërkuar hetim me dyshimet për keqpërdorime.

Sipas tij, lëndët të cilat janë dërguar në hetuesi janë organizimi i gala mbrëmjes së dytë e organizuar kjo nga ish-drejtori Burim Karameta, ku nuk dihet fati i 14 mijë eurove të grumbulluara nga ky organizim, furnizimi me pajisje mjekësore të cilat nuk janë përdorur asnjëherë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, si dhe ndërhyrjet të cilat janë bërë në ndërtimin e shtëpive për skamnorët.

Në këtë konferencë për gazetarë drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, Besnik Berisha, ka thënë se gjatë këtyre muajve është arritur që të reduktohen edhe borxhet e kësaj drejtori për “Caritas Kosova”, një borxh i cili ka qenë mbi 290 mijë euro, ndërsa tash për tash është reduktuar në 67 mijë euro

Sipas drejtorit Berisha, me shlyerjen edhe të këtij borxhi do të mundësohet edhe ripërtërirja e marrëveshjes me “Caritas Kosova” për angazhimin e punëtorëve shëndetësor.

Po ashtu gazetarët ferizajas, janë njoftuar edhe me shumë projekte të tjera të cilat ka realizuar kjo drejtori gjatë këtyre muajve të qeverisjes.

Për më tepër ndiqni videon e plotë të konferencës për media

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img