07,11,2024

Treni me simbolet serbe mbërrin në Rashkë

Must Read

Treni me simbolet etnike e kishtare serbe që synon të shkojë deri në Mitrovicë të Veriut, aktualisht ka mbërritur në Rashkë të Serbisë.

Në stacionin e Rashkes ai është ndalur për një pauzë 15 minutëshë,me qëllimin që pastaj ta vazhdojë rrugën drejt Kosovës.

Në fotografitë e KALLXO.com shihet se disa nga udhëtarët po hyjnë brenda trenit pasi kishin dalë jashtë për t’u çlodhur gjatë pauzës.

Nisja e këtij treni shkaktoi reagime të shumta në Kosovë.

Presidenti Hashim Thaçi shkroi sot në Facebook se ky tren nuk duhet të lejohet të hyjë në Kosovë, ngase me të po udhëtojnë edhe persona që e kanë të ndaluar të hyjnë në tokën kosovare.

Mediet serbe kanë raportuar gjatë ditës se në tren ndodhet edhe Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Dje Edita Tahiri kërkoi nga BE-ja që të mos e lejojë hyrjen e këtij treni në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

100 fermerë ferizajas përfitojnë motokultivatorë nga Drejtoria e Bujqësisë

Në hapësirën para Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, pasditen e sotme u ndanë 100 motokultivatorë për 100...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img