26,12,2024

Tregojuni qytetarëve të vërtetën

Must Read

Ajo që dihet dhe që është e sigurt është fakti se Komuna e Ferizajt humbi kot 30 ari tokë, qyteti nuk do të ketë vend të mjaftueshëm për varreza, Universiteti i Ferizajt do të mbetet pa hapësirë të mjaftueshme ndërsa komuna do të ketë harxhime të mëdha të parasë publike.
Dhe përgjegjës, për të gjitha këto, është Kryetari i Komunës së Ferizajt.
z. Naim Ferati, në përpjekje për të mbuluar dështimin e Kryetarit Svarqa, zëdhënës i të cilit është, tha se për çështjen e varrezave janë të shqetësuar vetëm disa individë brenda PDK-së.
Kjo edhe mund të jetë e vërtetë sepse, shumë gjëra që i dinë “disa individë” brenda PDK-së, nuk i dijnë shumica e qytetarëve ferizajas.
Pajtohem me ju z.Ferati se, për të pasur gjykim të drejtë rreth kësaj çështjeje, qytetarët është dashur t’i dinë edhe këto gjëra:
• Ata është dashur të dinë se Kryetari, në shkurt të vitit 2014, e ka ndërprerë një proces të këmbimit të pronës së Komunës me një pronë private, po ashtu të shpallur për interes të përgjithshëm nga ana e Kuvendit të Komunës me destinim për varrezat e qytetit,
• Ata është dashur të dinë se po të bëhej ky këmbim pronash, kjo çështje e ndjeshme do të mbyllej në verën e vitit 2014,
• Ata është dashur të dinë se në vitin 2013, pronari i një hapësirë ideale për varreza, me sipërfaqe prej 50 hektarë tokë, me infrastrukturë të gatshme, ka pranuar t’i hyjë procesit të këmbimit të pronave ashtu siç do ta vlerësonte Komisioni vlerësues nga Qeveria e Kosovës, me ç’rast nuk do të kishim nevojë për varreza të reja edhe për 50 vite të ardhshme,
• Ata është dashur të dinë se po të menaxhohej mirë me pronën, madje edhe kjo parcelë prej 30 ari që tash e fali Kryetari, mund të këmbehej me mbi 6 hektarë tokë dhe kështu do të siguronim hapsirë të mjaftueshme edhe për rreth 10 vite.
• Ata është dashur të dinë faktin se Kuvendi i Komunës ka përcaktuar një pronë për varreza që është prone e Ekonomisë Pyjore dhe jo pronë e Komunës së Ferizajt,
• Ata është dashur të dinë se cila është mënyra ligjore për të shpronësuar atë pronë nga Ekonomia Pyjore,
• Ata është dashur të dinë se cilën rrugë të shpronësimit e ka zgjedhur Kryetari, me e ble, me e këmby apo me e marrë falas,
• Ata është dashur të dinë se a menaxhohet Ekonomia e Pyjeve nga AKP-ja dhe se a ekziston mundësia për ta marrë falas këtë tokë edhe pse dihet fakti se në “LISTËN E ASETEVE TË PASHITURA TË NDËRMARRJEVE SHOQËRORE BRENDA KOSOVËS” të Agjensionit të Privatizimit nuk figuron emri i pasurisë shoqërore “Ekonomia Pyjore”,
• Ata është dashur të dijnë nëse komisioni nga Qeveria, sipas ligjit, e ka vlerësuar vlerën e kësaj pronë që Kuvendi e ka shpallur interes të përgjithshëm për varreza të qytetit,
• Ata është dashur të dijnë se sa vlen ajo tokë,
• Ata është dashur të dijnë se ku do t’i marrë komuna ato para,
• Ata është dashur të dijnë se a ka komuna pronë të saj e cila do të vlejë aq sa për ta bërë këmbimin me tokën e përzgjedhur të Ekonomisë Pyjore.
• Ata është dashur të dijnë, z. Naim Ferati, nëse e ka ditur Kryetari i Komunës se sa zgjasin procedurat e shpronësimit të kësaj pronë,
• Ata është dashur të dijnë se pse Kryetari i ka hyrë kësaj procedure që vonon kaq shumë kur gjetja e tokës për varreza ka qenë urgjencë edhe në vitin 2014,
• Ata është dashur të dijnë se parcela prej 30 ari është shumë e papërshtatshme për varreza, që është e gjerë diku 15m dhe e gjatë 200m, që është shirit toke në mes tokash private dhe si pasojë do të mbushet shumë shpejt, brenda vitit.
• Ata është dashur të dijnë, z.Naim Ferati, zëdhënës i Muharrem Sfarqës, pse Kryetari ka refuzuar kërkesën e Universitetit të Ferizajt për një parcelë që atyre u duhej për mensë studentësh,
• …………………………………………………………………………………..
Është e vërtetë z. Ferati se qytetarët e Ferizajt është dashur të dijnë edhe shumë gjëra që ju po i mbani të fshehta për të mbuluar dështimin tuaj, injorancën tuaj.
Tregojuni qytetarëve të vërtetën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img