06,05,2024

Trego zjarrvënësit, fito 100 euro shpërblim

Must Read

Pushteti lokal do të shpërblejë me 100 euro kushdo që dëshmon se një zjarr është shkaktuar me qëllim, njofton Klan Kosova.

Dënimet për zjarrëvënie parashihen edhe në kodin penal.

Kushdo që kapet duke bërë vepra të tilla mund të dënohet nga 6 muaj deri në 3 vjet.

Bile në bazë të dëmit edhe më shumë.

E ata që do t’i dëshmojnë këto akte do të shpërblehen me nga 100 euro nga komuna e Gjilanit.

Qytetarët edhe pse nuk janë në dijeni për këtë vendim të Komunës, e mirëpresin një gjë të tillë.

Përkundër se vendimi hyri në fuqi ditë më parë, deri më tash nuk është lajmëruar për asnjë rast.

Në këtë komunë bënë me dije se në krahasim me vitet e tjera në këtë periudhë të vitit zjarret janë më të shpeshta por që situata është nën kontroll.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një femër 30 vjeçare, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Sot në orët e mëngjesit është zhdukur një femër 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmin e kanë bërë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img