26,02,2025

Tre prokurorë hetojnë 800 veteranë të dyshuar në Ferizaj

Must Read

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka mbajtur dje takim me prokurorët dhe hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve në Ferizaj, ku ka caktuar tre prokurorë të cilët do të merren me trajtimin e listave të veteranëve të luftës, për të cilat po dyshohet për manipulime, transmeton Indeksonline.

Kryeprokurori Jashari, ka kërkuar nga prokurorët dhe hetuesit që të intensifikohen veprimet hetimore sa i përket kësaj çështje, me qëllim të verifikimit të 800 aplikacioneve të dyshuara për vepra penale “falsifikim i dokumentit” dhe “legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”.

 

Vlen të theksohet se Prokuroria Themelore në Ferizaj, është e përkushtuar që të trajtoj çdo rast me serizozitetin më të lartë moral dhe profesional

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata e Ferizajt shpall aktgjykimin ndaj F.V, 19 vjet burgim për vrasje të rëndë

Gjykata Themelore e Ferizajt, sot e ka shpallur aktgjykimin ndaj F.V. Atij iu shqiptua dënimi unik prej 19 vjetësh për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img