29,09,2023

Tre persona e rrahin një tjetër në Ferizaj, ia marri edhe 378 euro

Must Read

Një burrë nga Ferizaj ka raportuar se tre të dyshuar e kanë futur në veturë dhe të njëjtin e kanë dërguar në një vend të panjohur, ku edhe e kanë rrahur.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit ia kanë marrë vik.timës edhe një shumë parash prej 327 euro e pastaj e kanë liruar.

Nga PK-ja kanë bërë të ditur se vik.tima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 20.09.2022 – 11:40. Me 21.09.2022 vik.tima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë e kanë futur në veturë dhe dërguar në një vend të panjohur dhe e kanë rrahur, ku më pas i kanë marr një shumë parash prej 327 € dhe pastaj e kanë liruar. Vik.tima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mbahet Akademi solemne e Koncert Memorial në nderim të Dëshmorëve të Kombit në Ferizaj

Mbrëmjen e sontme tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, është mbajtur akademi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img