19,12,2025

Traktori u rrokullis në rrugën e pjerrët, si ndodhi vetaksidenti ku vdiq pasagjeri e u lëndua shoferi

Must Read

Policia njofton se të hënën, teksa një person po voziste traktorin ka humbur kontrollin mbi të dhe për pasojë ka vdekur pasagjeri, ndërsa vetë ai ka pësuar lëndime trupore.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Njoftimi i plotë i policisë:

VETAKSIDENT RRUGOR ME FATALITET/
24.07.2023 – 18:45. I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin në rrugë me një pjerrtësi të madhe dhe kthesë në anën e majtë e kishte humbë kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe kishte goditur anësoret e rrugës e më pas ishte rrokullisur. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda vdekje prurëse kishte pësuar pasagjeri që kishte qenë në traktor, viktima mashkull kosovar i cili kishte ndërruar jetë. Lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari drejtuesi i traktorit i cili pas marrjes së ndihmës së parë në qendrën emergjente në Ferizaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML, rasti procedohet në procedur të rregullt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet për trajtim në QKUK

Një rast shqetësues ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 në fshatin Cërnillë të Ferizajt, ku një fëmijë 13-vjeçar ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img