02,05,2024

Trajneri që shau Balotellin këtë javë, a ju kujtohet çfarë i kishte bërë Canës?

Must Read

Në videot e publikuara nga “J+1”, shihet jo vetëm publiku duke fyer sulmuesin italian, por edhe vetë trajneri i kësaj skuadre, Fransua Çikolini, që e shan rëndë atë në përfundim të ndeshjes.

Duke hyrë në tunelin e dhomave të zhveshjeve në fund të takimit, ai provokoi rëndë sulmuesin italian. “A mendon se kam frikë nga ti apo çfarë? Ku mendon se je? Ik q…”, ishin fyerjet që lëshoi 54-vjeçari, pa marrë përgjigje nga sulmuesi i Nicës, shkruan PanoramaSport, përcjell lajmi.net.

Por për Çikolinin kjo nuk është bëma e parë e këtij lloji. Trajneri i kthyer te Bastia në fillimin e këtij sezoni, ka drejtuar klubin edhe në edicionin 2004-2005. Atëherë, ai u bë protagonist në mediat sportive franceze sepse shau Lorik Canën, i cili luante te PSG me shprehjen “shqiptar m…”.

Ai u detyrua të kërkonte falje publikisht dhe personalisht, duke i telefonuar Canës për t’u u shprehur se ishte penduar për atë që kishte thënë në nxehtësi e sipër. “I kërkova falje si atij, si babait të tij”, tha asokohe Çikolini. Duket se tashmë duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe me Balotelin, për t’u shpëtuar një mase të rëndë ndëshkimore.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img