18,05,2024

Trajkoviq i vërsulet Daçiqit për Kosovën

Must Read

Duke folur në b92, drejtoresha e organizatës Lëvizja europiane serbe, ka thënë se është e qartë se nuk ka pasur ndryshime, se kanë rënë maskat dhe se nuk është e vërtetë që qeveria të jetë proeuropiane.“Kjo zgjidhje, që e ka paraqitur nënkryetari i Qeverisë dhe shefi i diplomacisë (Ivica Daçiq), shpie drejt destabilizimit, jo vetëm të serbëve e Serbisë, por në gjithë rajonin”, thotë Trajkoviq.Ajo ka thënë se nëse del që propozimi të jetë qëndrim zyrtar shtetëror, do të jetë problem i madh.“Personalisht më shumë bazohem në atë që e ka thënë kryetari i shtetit. Megjithatë, kam menduar se ai nga Amerika ka ardhur me zgjidhje të reja dhe se atje ka lobuar për ndonjë zgjidhje të re. Kam pritur që kryetari administratës së re në Washington t’i paraqesë fakte të reja se sa është i paqëndrueshëm procesi i pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, po shohim se për këtë ai nuk po deklarohet zyrtarisht”, ka thënë Trajkovqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img