18,01,2025

Trainkos pezullon qarkullimin e trenave në relacionin Prishtinë-Shkup deri më 27 Mars

Must Read

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës  për marrjen e masave  preventive për tu mbrojtur  nga pandemia Corona Virus Menaxhmenti I Hekurudhave të Kosovës,Trainkos  ka ndërprerë linjën ndërkombëtare në transportin e udhëtarëve në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur Menaxhmenti I Hekurudhave të Kosovës, Trainkos përmes një komunikate.

Kjo është komunikata e plotë e Menaxhmentit të Hekurudhave të Kosovës, Trainkos

Ju njoftojmë  pas rekomandimeve nga  Qeveria e Republikës  së  Kosovës  për ndërmarrjen e masave preventive për tu mbrojtur nga pandemia Corona Virus,  Menaxhmenti i Hekurudhave  të Kosovës Trainkos SH.A pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të mbajtur sot  ka vendosur që  ta ndërpres Linjën ndërkombëtare në transportin e udhëtarëve në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë i  cili niset nga Prishina në orën  07:10  dhe nga Shkupi  në orën 16:10  duke filluar nga data  13.03.2020 deri me datën 27.03.2020 .

Për çdo ndryshim eventual do të ju mbajmë të informuar.

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KEK-u thotë se gjatë dhjetorit 2024 ka shitur teprica

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dhënë një sqarim lidhur me shitjen e tepricave të energjisë elektrike përgjatë muajit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img