14,01,2025

Tragjike: Gjendet i vdekur një fëmijë 14-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se i dha fund jetës së tij

Must Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj, ku një person i mitur është gjendur pa shenja jete në rrugën ‘Imri Neziri’.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, për shkak se i mituri dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës, i cili ishte i gjakosur. Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se fëmija ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Sipas informacioneve të cilat posedon Sinjali, dyshimet e para janë që 14-vjeçari i ka dhënë fund jetës së tij, pasi në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri dhe një gëzhojë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje’.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Krasniqi dhe Hamza në Ferizaj: Vota juaj për PDK-në është votë për një Kosovë ma të mirë

Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim të jashtëzakonshëm në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img