17,04,2024

Totti – Leicester, Ranieri e tregon të ardhmen e futbollistit

Must Read

totti10

Menaxheri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, ka hedhur poshtë pohimet se e ka ftuar Francesco Tottin te klubi anglez.

Kapiteni, i cili do të mbushë 40 vjet në muajin shtator, dëshiron të luajë akoma, ndërsa ka shënuar tre gola në tri ndeshjet e fundit.

Mirëpo, Giallorossët janë duke hezituar t’ia vazhdojnë kontratën dhe në fund të sezonit , ai pritet të jetë lojtar i lirë. Kjo ka bërë që të lidhet me disa klube, mes tyre edhe me liderin e Ligës Premier.

“A mund të vijë Totti te Leicesteri? Janë vetëm spekulime. Totti është Roma dhe Roma është Totti. Dhe Totti është dhe do të vazhdojë që t’i shërbejë shumë Romës”, është shprehur strategu italian.

Kujtojmë që Ranieri ka punuar me sulmuesin italian gjatë kohës sa ishte trajner i Romës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img