06,05,2024

Topalli premton rregullimin e infrastrukturës sportive në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.13.10.2017. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajt Faton Topalli, u takua me sportistët ferizajas në sallën e sporteve “Bill Clinton”.

Topalli tha se në Ferizaj edhe sporti është politizuar, mirëpo theksoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë nëse merr besimin e qytetarëve për të udhëhequr me komunën. Ai premtoi renovimin e kësaj salle brenda dhe jashtë saj.

“Nga takimet me sportistë mund të them se mjerisht edhe sporti është i politizuar, ka mbështetje selektive që mjetet nuk mjaftojnë për sport, që kushtet për ta zhvilluar sportin janë të rënda, duke filluar nga kjo godinë që është kryesorja për sport, në këtë kuptim nuk kemi një gjendje të mirë, mendoj se me një angazhim të përbashkët, me vjeljen e fondeve të ndryshme, qoftë nga Bashkimi Evropian, qoftë nga donatorë të ndryshëm, nga ministria, ne kemi mundësi të krijojmë mundësi më të mëdha të realizimit të projekteve, për shkak të mos angazhimit të komunës e vullnetit për t’u marr me sportin kanë munguar dhe i kanë pru sportistët në këtë gjendje ku janë”,tha Topalli.
Topalli tha se Ferizaj është qytet i traditës dhe kultivues i sportit, ku përmendi në veçanti hendbollin, duke u zotuar se do të angazhohet që në shkolla e lagje të qytetit të krijojë hapësira sportive.

“Sporti për ne është i rëndësishëm, prandaj edhe mendojmë të investojmë në sport dhe mbi të gjitha mendojmë se duhet të aktivizohemi si komunë në kuptimin organizativ t’ia kthejmë sportit dinjitetin, ta depolitizojmë sportin, sepse sporti nuk duhet të jetë politik, Ferizaj gjithmonë ka pasur kapacitete, siç është hendbolli, ku kemi pasur vendin e parë në ish-Jugosllavi, Ferizaj është qytet i traditave dhe duhet ta kultivojmë këtë dhe ky është orientimi i ynë me politikat që do të zhvillojmë, do ta aktivizojmë të gjithë shoqërinë duke filluar nga shkollat, lagjet duke krijuar hapësira të sportit dhe sporti ta merr vendin e merituar”, tha Topalli.

Topalli u zotua se nëse merr primatin e të parit të komunës, do t’u krijoj qasje në sport të gjithë atyre që e dëshirojnë një gjë të tillë./Tv Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img