15,01,2026

Topalli: Ndjehem i poshtëruar si qytetar i Republikës së Kosovës pas arrestimit të Ramush Haradinajt!

Must Read

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Faton Topalli ka reaguar në lidhje me ndalimin e kreut të AAK-së në aeroportin e Baselit nga autoritetet franceze.

Topalli ka thënë se Qeveria e Kosovës do të duhej ta ftonte Ambadadorin e Francës në Prishtinë dhe t’i dorëzonte një notë proteste për qëndrimin jo miqësor të organeve franceze ndaj Kosovës.

Më poshtë ua pasqyrojmë të plotë reagimin e tij:

Ndjehem i poshtëruat si qytetar i Republikës së Kosovës pas arrestimit të Ramush Haradinajt

Qeveria e Kosovës do të duhej ta ftonte Ambadadorin e Francës në Prishtinë dhe t’i dorëzonte një notë proteste për qëndrimin jo miqësor të organeve franceze ndaj Kosovës. Por me që kjo qeveri nuk ka as…kurajo, as forcë as dinjitet, merret me sqarimin e rrethanave. Unë Ndjehem i poshtëruar si qytetar i Republikës së Kosovës dhe i përfaqësuar pa dinjitet nga Qeveria e vendit tim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img