Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, ka shprehur mllefin e tij, ndaj buxhetit të vitit 2017.
Ai ka pyetur qytetarët e Kosovës se a i është punësuar ndokush në familje që nga ardhja në Qeveri e PDK-së dhe LDK-së. Topalli në fjalimin e tij ka përdorur edhe disa emra të qytetarëve, duke u adresuar edhe pyetje për hallet e tyre jetësore.
“Hasan, a po keni bukë me u ngi. A po të dalin ndihmat sociale me i ble ilaqet. Hasan trego a po ke mundesi mi shkollu femijët, apo ke dru për dimër”, ka thënë Topalli.
Topalli ka përmendur me rend të gjitha vështirësitë që qytetarët e Kosovës, hasin në jetën e përditshme, duke përmendur në këtë mes, punësimet, rrogat, e ndihmat sociale, shkruan Gazeta Fjala.
Sipas Topallit ky buxhet është i skamjes, ndërsa Qeveria është granti i kësaj varfërie.
“Nëse qyetatrët e Kosovës, janë të kënaqur me rrogat, punësimet, ndihmat sociale, duhet t ia hedhim kapelën Isa Mustafës e Kadri Veselit, për ndarjen e buxhetit të vitit 2016. Ky buxhet është buxhet i skamjes, Qeveria është bërë granti i varfërisë në Kosovë. Barazia që ofron Isa Mustafa është varfëri, ky buxhet është i shpërndarjes së varfërisë. Qeveria ka ndarë 27.8 milionë euro, për përfituesit e skemës sociale, shuma vjetore është 241.25 euro në vit”, ka thënë Topalli. /Gazeta Fjala/