Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka zgjedhur për kryetar të saj Faton Topallin.
Ky vendim erdhi gjatë takimit të sotëm ku është diskutuar lidhur me realizimin e Planit të Punës së Komisionit për tremujorin e parë të këtij viti, transmeton Klan Kosova.
“Në këtë komision jemi të barabartë dhe ju falënderoj për punën e bërë deri më tani”, ka thënë kryetari Topalli.
“Është një komision që merret me çështjet që janë të rëndësishme për vendin, dhe jam shumë i hapur për bashkëpunim në mënyrë që ta kryejmë punën sa më mirë”.
“Do të angazhohem ta jap kontributin tim dhe do të mundohem që të tejkalojë interesat partiake, pasi interesi i përgjithshëm është më i rëndësishmi”.
Kujtojmë se pas dorëheqjes kryetares Donika Kadaj Bujupi, ëdhëheqëse e këtij komisioni ka qenë zëvendëskryetarja Ganimete Musliu.