24,11,2024

Topalli: AKI-ja po merret me çështjen e këshilltarit të Thaçit

Must Read

Pas mbledhjes së Komisionit për AKI-në ku ishte i ftuar drejtori i Agjencionit për Inteligjencë Shpend Maxhuni, kryetari i komisionit Faton Topalli tha se kanë diskutuar për ish-këshilltarin serb të presidentit Hashim Thaçi Bratisllav Nikoliq.

Nikoliq është shkarkuar nga detyra pas raportimeve se ai është agjent i Shërbimit Sekret serb(BIA).

Ai tha se ende nuk janë vërtetuar akuzat që bëhen në drejtim të Bratisllav Nikoliq, por që organet po merren me ketë çështje.

“Pikërisht për shkak të shqetësimit të opinionit e kemi ftuar Maxhunin të na raportojë për këtë çështje. Nga ajo çka është thënë në mbledhje është se AKI nuk është përgjegjëse për të kontrolluar presidentin kënd e emëron e kënd jo. Nuk ka pas kërkesë zyrtare për verifikimin e personit. AKI po merret me këtë çështje, se a janë të vërteta ato që thuhen për ish këshilltarin. Mbetet që të raportohet në të ardhmen. Ajo që dihet është se Nikoliq ka qenë anëtar i bordit të PTK-së në vitin 2012 është emëruar. Nga 2016 merr rrogë nga Presidenca. Akuza që i bëhet Nikoliqit nuk është vërtetuar, organet po merren me këtë çështje”, tha Topalli, raporton ksp.

Ai bëri të ditur se në komision nuk kanë diskutuar për krizën humanitare që është paralajmëruar nga serbët.

Topalli tha se që nga marsi nuk është emëruar inspektori i përgjithshëm, për financat e AKI-së ku sipas tij përgjegjës për këtë emërim janë presidenti dhe kryeministri.

“ Është shqetësim i komisionit që AKI që 3 muaj është pa kontroll të brendshme”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img