Dita e 1 prillit në pjesën më të madhe të vendeve të botës cilësohet si Dita e Gënjeshtrave, pasi eshtë një ditë kur çdokush është i lirë të thotë gjëra të pavërteta.
Nuk përjashtohet nga kjo as bota e sportit, ku nuk kanë ngurruar të publikohen lajme që janë në kuadrin e shakave.
1. Goal.com: “Messi arrin akordin për transferimin te Reali i Madridit për 500 milionë euro!”
2. Australia Open: Fushat aktuale të kompleksit ku luhet ky turne do të bëhet me parket.
3. “Daily Telegraph”: Anglia mund të përjashtohet menjëherë nga “Euro 2016”
4. Olympique Lyon: Fusha e lojës deri në përfundim të sezonit do të jetë ngjyrë blu
5. SuperSport: Prag “Euro 2016”, tronditet Shqipëria, De Biasi drejt Italisë