14,11,2024

TMERRUESE: Vitin e kaluar Kosova i ka çuar në Serbi 389 milionë euro (Foto)

Must Read

Kjo ka bërë që gazetari serb Marko Tashkoviq të vije nga Beogradi në Prishtinë dhe të “hulumtojë” se si po shiten mallrat serbe.

“Gjurmët e luftës kundër tregtisë serbe në Kosovë janë të pranishme gjithandej, gati në çdo hap, si në rrjetet sociale, ashtu edhe në sajtet e internetit, po ashtu edhe në rrugë. Megjithatë, shifrat flasin ndryshe”, shkruan Tashkoviq për “Blic”, transmeton lajmi.net.

Tashkoviq pretendon se ka folur me një shqiptar në Prishtinë, por nuk ia ka publikuar emrin.

“Thirrja për bojkot po vazhdon që shumë vite, kurse ditëve të fundit është rritur për shkak të tensioneve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Megjithatë, nuk kam vërejtur që dikush qëllimisht anashkalon mallrat serbe. Personalisht më së shumti blej lëngje serbe, por edhe miell dhe prodhime tjera ushqimore”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk mund të anashkalohen mallrat serbe, sepse janë kualitative.

Tutje, në artikullin me titull “Dështon thirrja e opozitës prishtinase. Shqiptarët e Kosovës nuk i bojkotojnë mallrat serbe”, janë postuar edhe fotografi nga raftet e marketeve të Prishtinës, transmeton lajmi.net.

Aty shihen prodhimet serbe se si shitet pa problem.

“Raftet e marketeve kosovare që shumë vite janë përplot prodhime qumështi nga Serbia, ëmbëlsira, konserva, etj”, shkruan kjo gazetë.

Sipas llogarinë të bëra dhe të cilat i përcjellë gazeta më e madhe në Serbi, Serbia në vitin 2016 ka pasur prodhime të saja në Kosovë në vlerë prej 389 milionë euro, që është gati dyfish më shumë se sa para tetë vjetësh. /Lajmi.net/

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img